Makina përplas motorin në Himarë, një i vdekur dhe një i lënduar

schedule13:24 - 12 Maj, 2025

schedule 13:24 - 12 Maj, 2025

HIMARË- Dy persona janë aksidentuar teksa po udhëtonin me motor në aksin rrugor Himarë-Qeparo.

Dy shtetas të huaj që udhëtonin me motor janë aksidentuar më një makinë tjetër që udhëtonte po në atë rrugë .

Të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Sarandës, ndërsa njëri prej turistëve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Policia po merr ne pyetje drejtuesin e makinës tjetër për të nxjerrë dhe shkakun e aksidenti.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur, në aksin rrugor “Himarë-Borsh”, ju informojmë se, sipas konfirmimit nga personeli mjekësor, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!