Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të premte si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një automjet ka goditur këmbësorin në Lungomare në Vlorë.
Ndër të tjera mësohet se i lënduari ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga bluzat e bardha.
Njoftimi i plotë:
Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al