Një aksident është regjistruar pak momente më parë në hyrje të Koplikut.
Sipas informacioneve policore, drejtuesi i mjetit, 75 vjeç, ka përplasur me makinë një këmbësor. I lënduari është transportuar me urgjencë në spital, ku aktualisht është duke marrë mjekim në Spitalin rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa mësohet se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. /abcnews.al