Një 72 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Devoll.
Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ponçarë, ku shtetasi Sajmir hoxha drejtuesi i motorit rreth 43 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin Teki Spaho, rreth 72 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 29.02.2020, në aksin rrugor Bilisht-Miras, në afërsi të fshatit Ponçarë, shtetasi S. H., rreth 43 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, duke drejtuar një mjet tip motor ka përplasur shtetasin T. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, këmbësor në rrugë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al