Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makina përplas kalimtarin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

schedule12:19 - 5 Janar, 2023

schedule 12:19 - 5 Janar, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë ku një makinë ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!