Makina përplas biçikletën, humb jetën 73 vjeçari në Fushë Krujë

schedule10:38 - 25 Maj, 2020

schedule 10:38 - 25 Maj, 2020

Një 73 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë Krujë ku si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra 73 vjeccari ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.05.2020, rreth orës 09:55, në Fushë Krujë,  mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen   N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73  vjeç, banues në Fushë Krujë,i  cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në  Polici për veprime të mëtejshme. /abcnews.al