Kina ka prodhuar një makinë, e cila po shitet për vetëm 4500 dollarë. Në këtë mënyrë është duke i bërë konkurrencë të madhe makinave elektrike të Teslas.
Makina është prodhuar në bashkëpronësi me gjigantin amerikan të veturave General Motors.

Sipas BBC, muajin e kaluar shitjet e kësaj makine elektrike në Kinë ishin gati dyfish më të mëdha se ato të Teslas, e cila këtë muaj ishte vënë në pikëpyetje sa i përket sigurisë.
Ndërkohe makina Hong Guang Mini në vlerë prej 4500 dollarësh është bërë modeli më i populluar i saj, tashmë ka dalë edhe versioni i ri me kondicioner ajri me vlerë prej 5000 dollarësh./abcnews.al

