Makina inteligjente që nuk fal shoferët, Hodaj në ABC: Po vijnë 10 të tjera më të sofistikuara, çfarë shkeljesh do kapin

schedule19:53 - 9 Nëntor, 2021

schedule 19:53 - 9 Nëntor, 2021

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj i ftuar në “Radrin Informativ” ka folur lidhur me investimet në teknologji për policinë e Shtetit.

Hodaj është ndalur tek makina inteligjente që prej disa muajsh përdor policia për të gjobitur shoferët që kapen me shkelje.

Ndërkohë Hodaj ka thënë se brenda 4 muajve në Shqipëri do të vijnë edhe 10 makina shumë më të sofistikuara se makina aktuale inteligjente e policisë.

Ai ka shpjeguar edhe funksionimin e saj duke thënë se do të zbulojë gjithçka për makinën, që nga shkeljet e vogla e deri tek kolaudimi i automjeteve.

“Ndalemi tek sigurua në rrugë. Makina inteligjente që ka shumë me inteligjente dhe më të avancuar se aktualja. Do të marrim së shpejti 10 makina të tilla. Kjo do të bëhet në më pak se 3-4 muaj, do vijnë. Dhe kanë sistem të njohjes së targës dhe alert në kohë reale për të gjitha shkeljet që mund të bëjë një automjet. Nuk konstatohen vetëm shkeljet por edhe kolaudimi i makinës apo problematika me makinën dhe shoferin. Është një ndihmë shumë e madhe.” tha Hodaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!