Makina godet një grua pranë mbikalimit të Patokut

schedule19:46 - 20 Nëntor, 2017

schedule 19:46 - 20 Nëntor, 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mamurras-Milot. Një këmbësore u godit nga një automjet, ndërsa ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Në këtë aks rrugor ndodhin shpesh aksidente me pasoja fatale, pasi këmbësorët nuk përdorin mbikalimet, por ndërprerjen e trafikndarëseve në rrugë.

Një këmbësore mbeti e plagosur rëndë pasi u parplas nga një mjet pasditen se hënës ne segmentin Mamurras-Milot, pjese e superstradës Lezhë – Tiranë.
Gruaja ende e paidentifikuar dyshohet se po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga nje furgion
Gruaja në gjendje kritike për jetën u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Por mendohet se kembesorja ka zgjedhur të kalojë rrugën përmes një kalimi të paligjshëm, të krijuar nga hapësira të lëna ne gardielat anësore të rrugës dhe në trafikndarësen në mes të saj.
ABC News disa herë ka sjelle në vëmendje problematikën e kësaj rruge, ku shumë shpesh ndodhin aksidente rrugore, madje me pasoja fatale për jetën. Në jo pak raste, shkaktarë janë vetë këmbësorët që kalojnë rrugën, në vende totalisht të papërshtatshme, duke rrezikuar jetën e tyre.
Pikërisht shumë pranë vendit ku ndodhi aksidenti këtë të hënë, është mbikalimi i Patokut.
Por siç duket, shumë banorë të zonës zgjedhin të kalojnë rrugën tek ndërprerjet e trafikndarëseve.
Për pasojë, janë shkaktuar shumë aksidente të rënda.
Edhe në vëzhgime të mëparshme, ABC News ka përcjellë shqetësimin për trafikndarësët që nuk janë mbyllur nga firmat e mirëmbajtjes së rrugëve. Për më tepër, në segmentin Mamurras-Milot, mungon edhe ndriçimi, faktor që shton rrezikun dhe mundësinë për më shumë aksidente./abcnews.al

 

https://youtu.be/lbvvPLlVdIM

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!