Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur në fshatin Greth në njësinë administrative të Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës.
Mësohet se të plagosur nga ky aksident kanë mbetur një vajzë dhe një djalë. Shkak i këtij aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia e madhe që lëvizte makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal vaditës uji, ndërsa raportohet se ka bërë disa rrotullime par se të përfundonte e përmbysur.
Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë nxjerrë nga makina dy të rinjtë dhe u kanë dhënë ndihmën e parë. Ndërsa më pas ka mbërritur policia dhe ambulanca. Dëmtime më të shumta ka pësuar vajza e cila thuhet se ishte pasagjere në makinë, kjo e fundit është nën kujdesin intensiv të mjekëve. /abcnews.al/