Një kompani gjermane po krijon makinën elektrike të së ardhmes, të cilën planifikon ta nxjerrë në tregun europian nga viti i ardhshëm. E quajtur eBussy EV, kompania “Electric Brands” krenohet se është “jo vetëm një makinë, por më shumë se kaq”, pasi mund të shndërrohet në 10 tipe të ndryshme, përfshirë autobusin, furgonin, kamionçinën apo lloje të tjera.
Ka një bateri 10 kwh që mund të arrijë një shpejtësi deri në 200 km me një ngarkesë të vetme, por fuqizohet nga paneli diellor që është i vendosur mbi çati, si dhe ka një sistem frenimi rigjenerues, shkruan abcnews.al.
EBussy vjen i pajisur me katër motorë elektrikë me një fuqi minimale prej 20 kuaj fuqi. Kompania prodhuese “Electric Brands’ po planifikon ta nxjerrë në treg makinën duke filluar nga fillimi i vitit 2021 me një çmim fillestar prej 15.800 eurosh. /abcnews.al