Makinën e elektricistëve e merr rrjedha e lumit, nxirret trupat e pajetë të viktimave

schedule09:13 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:13 - 17 Shkurt, 2021

Pas disa orë kërkimesh polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e dy punonjësve të OSHEE që humbën jetën mesnatën e së martës në Gjirokastër.

Viktimat e kësaj ngjarje  të rëndë janë Selfo Kllafa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç.

LEXO EDHE:Automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën dy punonjësit në Gjirokastër

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që dy punonjësit e OSHEE në përpjekje për të kaluar lumin, fatkeqësisht janë marrë nga rrjedha.

Si pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet

“Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!