Makina e blinduar e Olsi Ramës, Gazment Bardhi ka 3 pyetje për Kryeministrin

schedule21:05 - 12 Shkurt, 2020

schedule 21:05 - 12 Shkurt, 2020

Partia Demokratike ka reaguar sërish për makinën e blinduar të vëllait të kryeministrit Edi Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ngre tre pyetje për Kryeministrin, duke i kërkuar të mos fshihet.

Bardhi, kërkon përgjigje nga Edi Rama: Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?”

Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:

– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?

– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?

– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat”, shkruan Bardhi.

/abcnews.al