Dy maturantë nga qyteti i Korçës u plagosën në një aksident rrugor, sot paradite në aksin Korçë-Voskopojë. Makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.
Të rinjtë, qe mbeten të lënduar, u dërguan në spitalin rajonal të Korçës për të marra ndihmën mjekësore. Sipas bluzave të bardha të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte makina. /ABC News Albania 24/7