Një aksident me 4 persona të plagosur ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Arbrit në vendin e quajtur Vajkal.
Një makinë “Citroen” me targa maqedonase, e cila udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur rëndë 4 personat që ndodheshin brenda saj.
Sipas policisë së qarkullimit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe Rruga e Arbërit si pasojë e lëvizjes së tokës.
Të aksidentuarit ndodhen në spitalin e Bulqizë, ndërsa dy prej tyre janë nisur në Spitalin e Tiranës./abcnews.al