POGRADEC- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Sakaq, bëhet e ditur se një makinë ka dalë nga rrugë dhe për pasojë katër persona, që ishin pasagjerë në të kanë mbetur të plagosur. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga/abcnews.al