Një grua 54 vjeçare Marie Merlika ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe u përmbys në anë të saj. Në këtë aksident rrugor në vendin e quajtur Munaz të Mirditës, u plagosën dhe dy pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Rreshenit nën kujdesin mjekësor. Makina drejtohej nga 47 vjeçari A.P, i cili po udhëtonte nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Policia e ndaloi shoferin dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al