Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi makina e tij doli nga rruga dhe ra në humnerë. Mjeti i tij ra nga një lartësi e madhe nga një shkëmb në Tyneside, por fatmirësisht shoferi ka arritur t’i mbijetoje aksidentit të frikshëm.
Policia në Northumbria raporton se u njoftua, pasi një automjet kishte renë nga shkëmbinjtë në The Leas rreth orës 7.30 të mëngjesit të sotëm.
Me të marrë informacionin, policia, zjarrfikësit dhe mjekët arritën menjëherë në vendin e ngjarje duke nxjerrë shoferin nga makina, i cili më pas u dërgua në spital. Një zëdhënës i policisë është shprehur se shoferi ishte i vetëm në makinë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu sikundër shikohet edhe në fotot makina është nxjerrë me anë të një vinçi nga gremina./abcnews.al