Një grua, makina e së cilës u fundos nga rrymat e ujëvarës së Niagara-s, u shpëtua nga ekipet e kërkimit por u shpall e vdekur më vonë. Në videot e publikuara, shihet një helikopter i rojeve bregdetare që qëndron mbi makinë, ndërsa një zhytës ulet poshtë dhe e tërhoq gruan nga makina e saj.
Gruaja, për të cilën policia e Parkut të Shtetit të Nju Jorkut tha se ishte rreth të 60-ave, ishte e vetmja pasagjere që ndodhej në automjet. Nuk dihet se si makina ka rënë në ujëvarë por sipas policisë rrugët ishin të rrëshqitshme për shkak të borës.
Më shumë se gjashtë milionë metra kub ujë kalon çdo minutë në ujëvarën që ndodhet në kufirin SHBA/Kanada.
/abcnews.al