Makina 90-vjeçare e Princit Philip bëhet artefakt mbretëror i Sri Lankës

schedule14:55 - 16 Prill, 2021

schedule 14:55 - 16 Prill, 2021

Një makinë 90-vjeçare që dikur i përkiste princit të ndjerë britanik, Philip tashmë është pjesa kryesore e një muzeu në Sri Lanka. Duka e Edinburghut, varrimi i të cilit do të bëhet të shtunën, ishte i apasionuar pas makinave.

Ai bleu një Standard Nine të vitit 1935 për 12 paund kur ishte me qendër në Colombo me Marinën Britanike në 1940. Një nga hotelet më të vjetër në ish koloninë britanike, Gardiner ka krijuar një muze rreth sedanëve të argjendtë dhe të zi për turistët.

Sipas të dhënave të muzeut, ai e drejtoi së pari makinën nga Colombo në një bazë detare në Trincomalee. Makina është restauruar disa herë dhe mund të përdoret ende. I ndjeri ishte i apasionuar pas makinave, por hoqi dorë nga vozitja në moshën 97 vjeçare pas një përplasjeje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!