Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Makabër në një festë ditëlindje në SHBA, i riu vret 6 persona dhe veten

schedule09:03 - 10 Maj, 2021

schedule 09:03 - 10 Maj, 2021

Të paktën 7 persona janë vrarë një natë më parë në SHBA si pasojë e një sulmi me armë. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kolorado, në SHBA,  ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një festë ditëlindje duke vrarë shtatë persona e më pas edhe veten e tij.

Ndër të tjera mësohet se pjesë e kësaj feste ishte dhe e dashura e autorit e cila gjithashtu mbeti viktimë e sulmit.

Në festë kishte edhe fëmijë të cilët po qëndronin në një rimorkio aty pranë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.  Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në Kolorado, që kur një person i armatosur vrau 10 vetë në një supermarket më 22 mars.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!