Majlinda Kelmendi shpallet kampione europe

schedule23:59 - 22 Qershor, 2019

schedule 23:59 - 22 Qershor, 2019

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi është shpallur kampione europe. Sportistja shqiptare mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina.

Xhudistja shqiptare që garon për Kosovën, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në lojërat europiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë. Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë duke u shpallur kampione absolute.

Xhudistja nga Kosova mposhti në finale rivalen ruse Natalia Kuziutina, e cila ishte kampionia në fuqi e Europës. Për Kelmendin nuk ishte aspak e lehte t’i shkonte deri në fund këtij turneu pasi në gjysmëfinale u ndesh me francezen Bushard.

Medalja e artë që siguroi Majlinda Kelmendi është e para në historinë e Kosovës. Sa i përket sportistes në fjalë, kjo ishte hera e katërt që shpallet kampione europe./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!