Majlinda Kelmendi del sot “në pension”, pritet ceremoni madhështore në Prishtinë

schedule12:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 12:00 - 6 Dhjetor, 2021

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi do të pensionohet zyrtarisht ditën e sotme nga të gjitha aktivitetet e saj si sportiste aktive.

Për pensionimin e Kelmendit do të organizohet një ceremoni nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ceremoni që do mbahet në stadiumin “Ali Hadri” në Prishtinë, ora 18:00.

Majlinda pati arritje të mëdha në skenat botërore të xhudos, duke përfaqësuar më së mirë gjithë shqiptarët.

Në karrierën e saj Kelmendi ka arritur të koleksionojë plotë 46 trofe shumë të rëndësishëm në xhudo, teksa ka fituar 32 herë medaljen e artë, 6 herë medaljen e argjendë dhe 8 herë të bronztë.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo tashmë është angazhuar si trajnere e këtij sporti përkrah trajnerit, Driton Kuka, duke vazhduar të jetë pjesë e këtij sporti, por tani do japë kuntribut në stërvitjen e brezave të rinj. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!