Pandeli Majko ka sfiduar Sali Berishën, i cili një ditë më parë pretendoi se Sherbimi Informativ I Shtetit ka fshehur regjistrime ku shfaqej deputeti i partisë socialiste duke bashkëpunuar me eksponentë të krimit me qëllim shitblerjen e votave në qarkun e Kukësit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Majko tha se i është drejtuar Kuvendit për të marrë informacione nga SHISH mbi vërtetësinë e aludimeve të kreut të partisë demokratike.
“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!”
E në rast se do të jetë e domosdoshme, paralajmëron se është gati të heqe dorë edhe nga imuniteti I deputetit.
“Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”
Për afro tre vite, Pandeli Majko ka shërbyer si drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, ndërsa një ditë më parë, kryesocialiste Edi Rama e transferoi në Tiranë ku do të angazhohet në njësinë nr1