Majko marrëveshje me Kryqin e Kuq për shqiptarët në burgjet e Europës

schedule14:25 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 14:25 - 6 Dhjetor, 2017

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Kryqin e Kuq dhe me Ministrinë e Drejtësisë, që ka si synim rivendosjen e kontakteve mes qytetarëve shqiptarë që për shkak të emigracionit apo rrethave të tjera, kanë humbur lidhjet e tyre me familjet përkatëse. Majko iu referua në veçanti edhe qytetarëve shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet e Europës, duke pohuar se Shqipëria nuk duhet të harrojë se pavarësisht të gjithave, bëhet fjalë për bij të saj. Këta qytetarë shqiptarë po shlyejnë dënimet për gabimet e bëra, por nuk duhen braktisur nga vendi i tyre, theksoi ministri Diasporës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!