“Maja e ajsbergut”, OKB regjistron rreth 124 raste të dhunës seksuale në Ukrainë që nga fillimi i luftës

schedule15:48 - 10 Korrik, 2022

schedule 15:48 - 10 Korrik, 2022

Rreth 124 raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të gjithanshëm të vendit nga Rusia.

Shifrat i bëri me dije Pramila Patten, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale në Konflikt, duke cituar Qendrën e Lajmeve të OKB-së.

Sipas Patten, të dhënat e disponueshme janë vetëm maja e ajsbergut dhe nuk pasqyrojnë shkallën e dhunës seksuale në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë, sipas Ukrinform, nga fillimi i pushtimit të gjithanshëm, Rusia ka kryer më shumë se 22,500 krime lufte dhe krime agresioni kundër Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!