Mahrez “karikon” të tijët para ndeshjes me Leipzig: Ne jemi një ekip i krijuar për këto momente

schedule18:54 - 22 Shkurt, 2023

schedule 18:54 - 22 Shkurt, 2023

Mbrëmjen e sotme, në “Red Bull Arena”, vendasit e Leipzig do të presin “qytetarët”  e Manchester City, në një përballje të vlefshme për raunin e 1/16-ve, të UEFA Champions League.

Në konferencën para ndeshjes ditën e sotme i pranishëm ishte dhe anësori algjerian i Manchester City, Riyad Mahrez, i cili ka shumë besim se ekipi i tij do të arrijë të triumfojë këtë sezon në Champions League, trofe ky që kërkohet prej vitesh nga “qytetarët”.

“Ne jemi një ekip i krijuar për momente kaq të veçanta. Ne duhet ta fitojmë këtë trofe, të gjithë e duan atë. Ne kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën në momentet kyçe, përfshirë edhe mua”,- u  shpreh në fjalën e tij, Mahrez. /i.m /abcnews.al