Mahmud Abbas do të vizitojë Moskën javën e ardhshme

schedule13:54 - 11 Gusht, 2024

schedule 13:54 - 11 Gusht, 2024

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas do të vizitojë Rusinë nga 12 deri më 14 gusht, ku pritet të takohet me Vladimir Putin, tha këtë të diel  një zyrtar palestinez.

“Presidenti do të arrijë në mbrëmjen e 12 gushtit. Të martën, ai pritet të takohet me presidentin Putin. Ai do të largohet më 14, por do të ketë një takim me ambasadorët e vendeve arabe”, tha Abdel Hafiz Nofal, ambasadori palestinez në Moskë.

Sipas diplomatit, tema kryesore e bisedimeve do të jetë “situata në Gaza”. “Ne do të flasim për rolin e Rusisë dhe çfarë mund të bëjë ajo. Situata është shumë e vështirë atje dhe Rusia është një vend afër nesh”, theksoi ai.

Një burim nga zyra e Mahmud Abbas konfirmoi vizitën në AFP, duke sqaruar se Abbas më pas do të udhëtojë për në Turqi.

Në fillim të nëntorit, një vizitë e planifikuar prej kohësh në Rusi nga Mahmoud Abbas u shty.

Pas Moskës, Abbas pritet të vizitojë Turqinë për t’u takuar me presidentin e vendit Recep Tayyip Erdogan, përpara se të mbajë një fjalim para Asamblesë Kombëtare Turke në Ankara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!