David Copperfield, një ndër iluzionistët më të shquar në SHBA, është akuzuar nga 16 gra për sjellje të pahijshme me natyrë seksuale, sipas investigimeve të Guardian US. Shumica e grave u shprehën se asokohe kanë qenë nën moshë.
Disa prej tyre pohuan se ishin 15 vjeç, megjithëse shumë njerëz mund të mos e dinin moshën e tyre. Dëshmitë përfshijnë edhe 3 gra, të cilat thanë se David i ka droguar para se të kryente marrëdhënie seksuale me to.
Mendohet se të gjitha rastet ndodhën në periudhën e viteve ’80-2014. Gratë që e akuzuan Copperfield ishin njohur me iluzionistin përmes punës së tij, duke qenë se David është ndër iluzionistët më të njohur në botë. Disa prej grave i thanë The Guardian se u frymëzuan nga lëvizja #MeToo për të folur hapur mbi një çështje të tillë.
Copperfield i ka mohuar akuzat. Avokatët e tij thanë për The Guardian: “Ai nuk ka bërë kurrë veprime të papërshtatshme me askënd, sidmos me vajza nën moshë”.
Ata u shprehën se natyra e iluzionistit është e sjellshme, e turpshme dhe se ai i trajton burrat dhe gratë me respekt. “David është kampion në lëvizjen #MeToo, e cila ka inkurajuar gratë që të rrëfejnë historitë e tyre për ngacmime dhe dhunë seksuale”. Gjithashtu, avokatët argumentuan se edhe më parë ka pasur akuza të tilla ndaj iluzionistit, të cilat kanë qenë të rreme.
Një prej grave që akuzon iluzionistin u shpreh për The Guardian se ka është droguar, së bashku me një shoqe dhe David ka kryer marrëdhënie seksuale me secilën prej tyre.
“Unë nuk e di ta them saktësisht, por në emër të Zotit, mendoj se isha droguar asokohe”, tha gruaja, e cila e kishte takuar David në vitin 1993, pas një prej shfaqjeve të tij.
Një tjetër rast, ishte një grua e cila dëshmoi se Copperfield gruponte gra të ndryshme gjatë performancave të tij live dhe u prekte gjoksin. Tre prej grave ishin adoleshente asokohe. Fallon Thorton, sot 38 vjeç, tha se Copperfield i “kapi” gjoksin pasi e ftoi të ngjitej në skenë në një performancë në janar të vitit 2014.
Ajo e raportoi ngjarjen në departamentin e policisë së Las Vegas-it dhe në hotelin ku ndodhi ngjarja, por askush nuk e mori seriozisht.
Një tjetër grua, Carla, u shpreh se pasi e takoi Copperfield në një shfaqje të tij në vitin 1992, ndërsa ajo ishte 15 vjeç, ai nisi ta telefononte natën vonë dhe i dërgonte dhurata dhe bileta falas për shfaqjet e tij. Pasi mbushi 18 vjeç, ata bënë seks me konsensus.
Kujtojmë se Copperfield ishte një emër i përmendur në listën e VIP-ave që kishin vizituar ishullin famëkeq të Jeffrey Epstein, në të cilin kryheshin akte të ndryshme me vajza të mitura.
Për të gjitha dëshmitë e përmendura dhe për të tjerat, avokatët e magjistarit kanë mohuar akuzat, në mbrojtje të klientit 67-vjeçar.
/abcnews.al