Mbrëjen e së mërkurës, që sapo lamë pas u zhvilluan dhe 8 sfidat e mbetura për raundin e dytë të fazës së grupeve, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në botë, UEFA Champions League.
Me përfundimin e këtyre ndeshje, UEFA ka përzgjedhur dhe 4 lojtarët, të cilët falë performancave të tyre “magjike” në fushën e blertë, do të garojnë për t’u shpallur lojtari “më i mirë” i raundit të dytë, të fazës së grupeve.
Në listë janë “fantazisti” i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili arriti të regjistronte 1 asist dhe 1 gol në përballjen ndaj Napoli, “pistoni” portugez, Bruma, i cili ashtu si Bellingham regjistroi 1 asist e 1 gol, në përballjen ndaj Union Berlin, “bomberi” danez, Rasmus Hojlund, i cili shënoi një dopietë ndaj turqve të Galatasaray, si dhe “veterani” i sulmit spanjoll, Alvaro Morata, i cili shënoi një dopietë ndaj skuadrës së Feyenoord. /i.m /abcnews.al