Magjike, pas duartrokitjeve në ballkonet e Tiranës, njoftohet nisma tjetër

schedule08:11 - 15 Mars, 2020

schedule 08:11 - 15 Mars, 2020

Qytetarë të Tiranës i janë bashkuar thirrjes së “Hipokratit” për të duartrokitur personelin mjekësor që po japin kontributin e tyre gjatë përballimit të Covid-19. ABC News postoi video të ndryshme të qytetarëve që iu bashkuan kësaj nisme. Qytetarët dolën në ballkone e dritare dhe brohoritën për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Zona që ka ushtuar më shumë ka qenë ajo e Komunës së Parisit.

Edhe Italia ka ndërmarrë këto nisma për mjekët dhe infermierët por jo vetëm. Në ballkonet e Napolit qytetarët kanë kënduar dhe vallëzuar si një lloj mënyre për të ngjallur optimizëm në këtë situatë të pazakontë.

Pas këtyre nismave, Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ftesën e ditës së sotme.

Margariti ka ftuar të gjithë qytetarët që sot në orën 12.00 të gjithë muzikantët nga shtëpitë e tyre të zgjojnë qytetin me tingujt muzikor.

“Ministria e Kulturës ju fton të bëheni pjesë e nismës “Muzikë nga shtëpia”.
Nesër, në orën 12:00, ftojmë të gjithë muzikantët të “zgjojnë” qytetin. Hapni dritaret, për të mirëpritur tinguj miqësorë.

Le ta kthejmë qëndrimin në shtëpi në një mundësi për të qenë më të mirë, të bashkuar dhe të vlerësojmë lirinë që na ofron muzika”, shkruan Margariti./abcnews.al