“Magjike” Kosova U21, “Dardanët” e vegjël ndalin Kombëtaren e Gjermanisë

schedule22:36 - 22 Mars, 2024

schedule 22:36 - 22 Mars, 2024

Kombëtarja U21 e Kosovës ka arritur një rezultat të madh mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “Stadio an der Gellerstrase” regjistruan barazimin “e bardhë”, 0 me 0, ndaj “Pancerave” të Gjermanisë, teksa përballeshin me “yjet” e futbollit evropian, në kuadër të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian U21, Euro 2025.

Djemtë e teknikut Afrim Toverlani ia arritën t’i bëjnë ballë lojtarëve, si Moukoko, Knauff e Brajan Gruda, me këtë të fundit, që u aktivizua për plot 84’ minuta, aty ku u zëvendësua, nga anësori i Greuther Furth, në Bundesliga 2.

Falë kësaj performance, Kosova siguron një pikë tejet të vlefshme për këtë fazë të kualifikueseve, teksa momentalisht mban vendin e katërt, në grupin D, me 9 pikë, nga 7 përballjet e zhvilluara deri më tanim bndërkaq, kujtojmë se “Dardanët” U21 do të rikthehen në fushë në muajin shtator, kundër Izraelit U21 në transfertë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!