“Magjik” në fushën e blertë, “ylli” i sulmit gjerman shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes

schedule23:50 - 14 Qershor, 2024

schedule 23:50 - 14 Qershor, 2024

Nuk kishte nisje më të bukur të Kampionatit Evropian, sidomos kur ai zhvillohet në vendin tënd. “Pancerat” e Gjermanisë kanë zhvilluar një ndeshje fantastike mbrëmjen e kësaj të premteje, duke mundur ne rezultatin e thellë, 5 me 1, Skocinë, në sfidën hapëse të Evropianit, i cili po zhvillohet pikërisht në “shtëpinë” e “Die Manschaft”.

Një performancë magjike zhvilloi edhe “ylli” i mesfushës, Jamal Musiala, i cili ishte autor i golit të dytë si dhe një loje perfekte, me plot 3 top të rikuperuar në mesfushë dhe një saktësi pasimi prej 97%, ndaj një kundërshtari disi modest për të thënë të vërtetën, por sërish statistikat mbeten në librat e historisë dhe në fund vlerësohen nga UEFA.

Pas këtij vlerësimi, UEFA ka vendosur ta “shpërblejë”, 21-vjeçarin, me çmimin e parë, të “Lojtarit të ndeshjes”, të dhënë për këtë kompeticion, me “yllin” e Bayern Munich, që tashmë duhet të jetë më i motivuar e më i etur se kurrë, për të sjellë edhe më shumë suksese për Kombëtaren e tij, në këtë evropian. /i.m /abcnews.al

Shiokni postimin e UEFA-s:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!