Zbuloni Mrekullitë e Fshehura Dimërore të Shqipërisë. Kështu e nis artikullin një ndër platformat më të njohura ndërkombëtare për turizmin Travel and Tour World. Shqipëria është një vend që kombinon historinë, kulturën, peizazhet mahnitëse dhe një skenë turistike në rritje.
Edhe pse vendi është i njohur për plazhet e tij verore, ka diçka magjike në edhe në dhjetor. Ndërsa i ftohti fillon, Shqipëria gjallërohet me sharmin e festivaleve dimërore, traditave lokale dhe festimeve.
Peizazhet e Shqipërisë marrin një bukuri të ndryshme gjatë dimrit thuhet në shkrim. Malet, të mbuluara me borë, ofrojnë mundësi të shkëlqyera për ecje në natyrë, skijim dhe eksplorim. Në zona si Alpet Shqiptare , dimri sjell një ndjesi qetësie, me më pak turistë dhe një mjedis të qetë.
Vizitorët mund të shijojnë qetësinë e natyrës ndërsa janë të rrethuar nga pamje marramendëse të maleve. Për ata që janë të interesuar në sportet dimërore, zonat e Voskopojës dhe Malit të Dajtit ofrojnë mundësi për ski dhe snoëboarding.
Për më tepër, qytetet historike të Shqipërisë si Berati dhe Gjirokastra ofrojnë një atmosferë të ngrohtë edhe gjatë muajve të ftohtë. Këto vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të njohura për arkitekturën e tyre osmane të ruajtur mirë, janë perfekte për eksplorim dimëror. Rrugët me kalldrëm, kështjellat e lashta dhe pamjet mahnitëse ofrojnë një përvojë të paharrueshme dimërore.
Shqipëria mund të mos jetë aq e njohur për turizmin dimëror sa destinacionet e tjera evropiane, por ofron shumë arsye për ta vizituar në dhjetor. Travel and Toër ëorld i rekomandon turistëve që të bëjnë patjetër një ndalesë në kryeqytet ku veçohet atmosfera festive dhe tregjet e Krishtlindjeve.
Ushqimi në Shqipëri vlerësohet si një pjesë thelbësore e përvojës dimërore. Ngrohuni me një filxhan kafe shqiptare, shijoni ëmbëlsirat tradicionale dhe shijoni vakte të përzemërta që janë një element bazë i kuzhinës dimërore shqiptare.
Travel and Tour World shkruan se Shqipëria në dhjetor është një perlë e fshehur për ata që kërkojnë një përvojë unike pushimesh. Përzierja e festimeve dimërore, traditave lokale dhe bukurisë natyrore e bën vendin një destinacion të paharrueshëm./abcnews.al

