Me fillimin e pjesës së dytë ka ardhur edhe golat e radhës nga Rumania, me këta të fundit që mund të thuhet që kanë siguruar tre pikët e parë, në këtë Kampionat Evropian, me miqtë ukrainas, që duket ta kenë të pamundur të përmbysin rezultatin.
Në minutën e 53′-të ishte Marin, i cili përfitoi nga një gabim i ukrainasve për të dyfishuar fillimisht shifrat dhe vetëm katër minuta më vonë Dragus merr një pasim perfekt nga Denis Man brenda zone, për ta dërguar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al