“Magic 4”, grupi i vëllezërve dhe kunatave që i bashkoi muzika

schedule11:12 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:12 - 24 Nëntor, 2021

“MAGIC 4” është një grup mjaft i njohur që e nisi rrugëtimin në muzikë më shumë se një dekadë më parë. 4 anëtarët, Marsel, Entela, Frensis dhe Vanina Zadrima , edhe pse me profesione larg muzikës, kishin një të përbashkët, pasionin për të kënduar dhe për të treguar energjinë e tyre në skenë.

Marsel dhe Frensi janë vëllezër, ndërsa Entela me Vaninën janë kunata. Grupi u krijua që në nisje të historive të tyre të dashurisë. Përveçse koncerteve live, ata kanë realizuar deri më tani edhe tre këngë të suksesshme për publikun. Të ftuar në emisionin e mëngjesit, ata treguan se si nisi gjithçka.

“Na ka bashkuar familja, në fillim ishte Marseli dhe Franci, gjetën secili dashurinë e jetës. U formuan njëherë çiftet dhe nuset e përforcuan këtë.”, tha Entela. “Duke u argëtuar me njëri-tjetrin zbuluam se kishim të njëjtin talent të përbashkët, dëshirën për të argëtuar të tjerët dhe atë që na ka dhënë zoti, vokalin. Kështu filloi.”, tha Vanina.

Aftësia për ta mbajtur grupin ishte fakti që shpeshherë konfrontohemi dhe gjejmë ide të reja për të ecur përpara. Nisi siç nisi dhe duhet ta mbash, kemi një dashuri të madhe për atë që bëjmë. Ky është çelësi i suksesit, energjinë tonë mundohemi ta transmetojmë te njerëzit.”, tha Franci. /abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!