Magazinonte dhe tregtonte mallra të kontrabanduara, në kërkim 41-vjeçari në Tiranë

schedule11:42 - 14 Tetor, 2023

schedule 11:42 - 14 Tetor, 2023

Një 41-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit të koduar “Triple”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 41-vjeçari magazinonte dhe tregtonte mallra kontrabandë, fshihte të ardhurat e përfituara si edhe kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas.

Gjithashtu raportohet se tre shtetas të tjerë të moshës 30, 41 dhe 23 vjeç janë proceduar penalisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!