Magani ‘qan’ mungesat: Kukësi e meritoi fitoren

schedule16:22 - 28 Nëntor, 2021

schedule 16:22 - 28 Nëntor, 2021

Egnatia u mposht nga skuadra e Kukësit me rezultatin 2-0, në një ndeshje që rrogozhinasit nuk mundën të bënin asgjë kundër verilindorëve.

Një rezultat që ka zhgënjyer trajnerin Gugash Magani, i cili nuk është aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës teksa thekson se mungesat e penalizuan.

Për “Supersport” Magani ka theksuar: Nuk bëmë ndeshjen përfekte në pjesën e parë, pasi ishim të kushtëzuar shumë në mesfushë dhe në sulm, megjithatë Kukësi e meritoi fitoren sepse ishte më lart sesa ne. Edhe fitoret, barazimet dhe humbjet janë pjesë e lojës. Edhe presioni ka bërë punën e vet, kam munduar ta mbaj skuadrën që ta mbaj larg presionit.

Pjesën e parë ne u mbrojtëm mirë, në rastin e golit të parë dhe më pas mbrojtja u shthur komplet. Nuk ishte vetëm Pedro që mungoi, ne kemi probleme me mesfushën, neve na u dëmtua dhe një lojtar afrikan. Mendoj se kemi shumë për të rregulluar si skuadër, sot mendoj se sot ne ramë në presion dhe trysninë të kundërshtarit.

Kukësi nuk vodhi asgjë, luajti më mirë se ne. Ata ishin ushtarë ndërsa ne nuk u treguam të disiplinuar. Në pasin e fundit ne humbëm, sepse nëse do të kishim shënuar do të kishte ndodhur mbase ndonjë gjë tjetër. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!