Tranjeri I Egnatia , Magani, ka folur në një intervistë për Supersport pas përfundimit të ndeshjes ku rezultati përfundoi në barazimin 1-1.
Ju pëlqen më shumë barazimi apo mënyra si luajti skuadra?
Ne futemi në çdo ndeshje për të fituar, edhe pse shkalla e vështirësisë ishte e lartë. Partizani është emër i madh dhe kjo nuk diskutohet, por për më tepër, ata kishin edhe një motivim të jashtëzakonshëm, pasi nuk po kalonin moment të mirë. Patëm fat në rastin e golit, ndërsa më pas at ana morën shumë terren dhe mund të kishin shënuar edhe më herët. Në pjesën e dytë kemi qenë më mirë, pasi bëmë ndërrimet e duhura, duke qenë se kemi pasur shumë dëmtime në këto javë të para.
Mund të kishit bërë më mirë me Pedron nga minuta e parë?
Ai ka pasur një inflamacion në gjurin e djathtë, që kur erdhi nga Brazili dhe ndaj vetëm në minutat e fundit vendosa ta aktivizoj. Bëri shumë sakrificë që luajti, por sot nuk ishte në lartësinë e duhur për shkak të dëmtimit./abcnews.al