Një grua u qëllua tre herë me armë zjarri në fytyrë afër qendrës së Napolit, ndërsa policia dyshon se këtë sulm e ka kryer mafia.
Sipas mediave italiane, Annamaria Palmieri, 54 vjeçe, ka qenë e dënuar më parë për vjedhje të pasurisë dhe pjesëmarrje në organizata kriminale që merren me trafikun e drogës.
Sipas BBC-së, femrat luajnë role të rëndësishme në bandat e krimit, që janë me bazë familjare në Napoli ose siç njihen ndryshe, Camorra.
Federico Varese thotë se ato përdoren si korriere nga anëtarët e bandave që janë të burgosur për të kontrolluar shpërndarjen e parave të bandës./abcnews.al