“Mafia, mafia” në TikTok, inspektorët e ILD-së “zbarkojnë” në gjykatën e Elbasanit

schedule16:16 - 31 Maj, 2021

schedule 16:16 - 31 Maj, 2021

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani e cila u shfaq në rrjetin social “Tik-tok” duke bërë video gjatë kohës kur ndodhej në zyrën e saj. Burime bëjnë me dije për ABC se grupi i ILD ka hyrë në gjykatë dhe po vijon verifikimin e gjyqtares Kapedani.

Enkeleda Kapedani duket se kishte “harruar” kriminalitetin e lartë në qytetin e Elbasanit duke u fokusuar në rrjetet sociale, ku së fundmi i janë publikuar edhe disa video ku sfilonte për në “Tik-Tok”.

Por si për ironi të fatit në njërën nga videot që shoqëronte imazhin e gjyqtares edhe brenda Gjykatës së Elbasanit, ishte kënga e reperit nga Kosova, tashëm shumë të njohur Don Xhonit e titulluar “Mafia”.


Teksa gjyqtarja merr poza për të dalë sa më hijshëm në rrjetin social “TikTok”, kënga vijon me fjalët “ Mafi Mafi Mafia. Rrethi jem o mafios”

Sjellim ndër mend se Elbasani është një nga qytetet që prej disa vitesh vuan në kurriz përplasjet mes bandave dhe grupeve kriminale. Shpesh herë neglizhenca dhe shpesh herë mungesa e një dore të hekurt në këtë qytet vijojnë përplasjet.

Si vijon kënga e reperit Don Xhon?

Po ju sjellim më poshtë vetëm një pjesë të referenit të këngës që mesa duket i “ka marrë mendjen” edhe gjyqtares Enkeleda Kapedani.

“Mafi Mafi Mafia
Rrethi jem o mafios
Nike t’zeza sinthia
Don Xhon Kolumbia
Vija t’bardha, dhipi fresh
Dridhe dridhe thoben fort,
mos fol, mos ma tesh.”

Lidhur me publikimin e këtyre videove ka reaguar edhe zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, me në krye Artur Metanin. Përmes një njoftimi ILD thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor. Ndërkohë ka reaguar së fundmi edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, ku thotë se shpreson që gjyqtarja do të marrë ndëshkimin e merituar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!