Maduro: Venezuela e gatshme të furnizojë me naftë dhe gaz tregun botëror

schedule08:31 - 15 Shtator, 2022

schedule 08:31 - 15 Shtator, 2022

Venezuela është shprehur e gatshme të furnizojë tregun botëror me naftë dhe gaz.

Kështu ka deklaruar presidenti Nicolas Maduro, i cili denoncoi krizën energjetike të shkaktuar nga sanksionet “irracionale” të miratuara kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, sipas tgcom24.

“Venezuela është e gatshme për të furnizuar, në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, tregun e naftës dhe gazit që i nevojitet ekonomisë botërore”, tha ai.

/abcnews.al