Maduro fajëson Kolumbinë dhe SHBA për sulmin me dron ndaj tij

schedule10:57 - 6 Gusht, 2018

schedule 10:57 - 6 Gusht, 2018

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro thotë se i shpëtoi një përpjekje për atentat përmes dronëve me eksplosivë ndërsa fajësoi SHBA dhe Kolumbinë për sulmin. Në një fjalim televiziv, Maduro tha se të gjitha gjurmët të çojnë drejt një komploti nga e djathta që e kishte origjinën në Kolumbinë fqinje. Ai tha se Zoti, njerëzit dhe forcat e armatosura i shpëtuan jetën.

“Ai dron po vinte për mua, por ishte një mburoja e dashurisë. Jam i sigurtë që do të kem një jetë të gjatë”, u shpreh Maduro. Ai shtoi se nuk kishte dyshime që Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santon  fshihej pas sulmit. Por një burim nga qeveria e Kolumbisë, e cituar nga agjensia franceze e lajmeve AFP, ka thene se akuzat ndaj presidentit janë të pabaza. Maduro tha se hetimet paraprake lënë të kuptosh se burime të ndryshme financiare që kanë lidhje me sulmin e kanë burimin në Florida të Shteteve të Bashkuara. “Shpresoj që Presidenti Donald Trump është i gatshëm t’i luftojë këto grupe terroriste”, u shpreh ai.Udhëheqësi i Venezuelës tha se ishin kapur disa të dyshuar pa dhënë detaje të mëtejshme.  Maduro u zgjodh president në muajin maj për një mandat të ri presidencial 6 vjetori i cilësuar gjerësisht nga opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtar si i paligjshëm dhe të kapluar nga parregullsitë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!