Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve në Gaza.
“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë, të cilën e lexuam me kujdes, si një paralajmërim dhe alarm për gjenocidin që ka filluar kundër popullit palestinez në Gaza”, tha Maduro në një deklaratë televizive, shkruan Wafa.
“Ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm, respektim për rezolutat e Kombeve të Bashkuara, respektim për të drejtat e popujve dhe fillimin e negociatave të paqes për të lejuar popullin palestinez të rifitojë të drejtat e tij legjitime për pavarësi, tokë dhe paqe”, theksoi ai.
Maduro shtoi: “Unë qëndroj me popullin palestinez dhe jam për paqen”./abcnews.al