Madonna dedikim të ndjerë babait: Më mësove se si të mbijetoj

schedule17:45 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:45 - 20 Qershor, 2023

Madonna kujtoi babanë e saj Silvio Ciccone me rastin e Ditës së Babait, me një fotografi të tij, së bashku me një dedikim të veçantë për personin që e admiron dhe e do më shumë se kushdo tjetër në këtë botë, pas fëmijëve të saj.

Ylli legjendar, e cila vitet e fundit ka pushtuar mediat me zgjedhjet e saj të veshjeve dhe bukurisë, bëri në profilin e saj në Instagram një postim të butë për të atin, me rastin e festës së njohur.

“Gëzuar ditën e babait të gjithëve. Të gjithë baballarëve atje jashtë, por mbi të gjitha babait tim, Silvio, i cili dikur më tha se të shkojë derisa të më mbarojnë energjitë!!“, shkroi Madonna në mbishkrimin shoqërues të postimit.

“Faleminderit për disiplinën tënde të pamëshirshme të punës dhe dashurinë dhe refuzimin për të më llastuar në çfarëdo mënyre. Më mësove se si të mbijetoj! Përgjithmonë mirënjohëse.“, shtoi më tej Madonna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!