“Madhështorët po përçahen”/ Lami: Primaret shkaktuan pakënaqësi në PD

schedule20:18 - 18 Mars, 2025

schedule 20:18 - 18 Mars, 2025

Analisti Roland Lami thotë se “madhështorët” në koalicionin e Sali Berishës po përçahen.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se primaret shkaktuan pakënaqësi në PD.

“Unë mendoj që edhe ato që militojnë apo njerëz e ndjekin PD, kanë informacion për atë që premton PD. Ka një lloj situate, vetëdije, ndërgjegje për atë se çfarë ndodh në PD. Strategji për ta mbajtur të blinduar PD dhe jo fituese. Duke krijuar këtë lloj reaksioni te njerëzit që morën pjesë në primare, por nuk e shohin veten në lista të sigurta, njerëz me kontribute, këto krijojnë pakënaqësi, zhgënjim. Madhështia e koalicionit, nuk lidhet me individ, por me subjekte që ka elektoral mbrapa. Kur ti nuk bashkon të djathtën, janë vota që gërryejnë PD. Të gjitha këtë e bëjnë fiasko etiketimin e madhështisë së koalicionit duke pasur pak shpresë për rotacionin”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!