Nexhmije Pagarusha, zonja e madhe e muzikës shqiptare, kosovare, është përshëndetur me këtë botë, për të kënduar me ëngjëjt në parajsë.
E talentuar, e shkolluar, e rafinuar. E madhe! E tillë ishte Nexhmija, ikona e muzikës së mirëfilltë, këngëtarja që mbyti paragjykimet e kohës dhe që muzikes shqipe i la një thesar të vërtet, këngët e saj të pa përsëritshme.
E madhja Pagarusha përpara se të lintë këtë botë ka lënë pas edhe dëshirat e saj të fundit.
Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit”, ka kërkuar që kur të vdes, të varroset me ceremoni private, pa shumë bujë në media.
Gjithashtu edhe një dëshirë tjetër e saj ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Po ashtu në vitin 2003, ajo kishte lënë një amanet, madje të nënshkruar, se kur të vdiste, te varri ti vendosnin këngën “Lugina e dashurisë” e kënduar nga këngëtari Ilir Shaqiri.
Ikona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë moshën 86-vjeçare.
Karriera e saj e bushjshme muzikore është trashëgimia që la pas vetës, vlera këto që lanë përherë gjurmë.
Ngushëllime nga të gjitha anët e shumë prej tyre personalitete të njohura për publikun ngushëlluan duke kujtuar veprën e saj madhështore./abcnews.al