Macron: Turqia? Kemi ushtrinë dhe ekonominë, Franca do të bëjë gjithçka për Greqinë

schedule22:49 - 24 Mars, 2021

schedule 22:49 - 24 Mars, 2021

Presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se Parisi, por edhe të gjitha vendet e BE-së do të bëjnë gjithçka për të mbështetur Greqinë. “Europa i ka mjetet për të garantuar paqen në Mesdheun lindor.

Ne duhet ta ndihmojmë Greqinë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj të jashtëm. Greqia nuk është vetëm, është çështje solidariteti” tha ai. Solidariteti i plotë i Francës ndaj Greqisë u shpreh nga Presidenti i Francës Emanuel Macron duke folur për ERT1.

“Ka një dashuri të veçantë për Greqinë dhe të dy kombet kanë qenë krah për krah për të paktën 200 vjet. Ne gjithmonë do të jemi në krah të aleatëve tanë europianë kur ata të kenë një problem”.

Pyetjes nëse Europa sot ka mjete për të garantuar paqen në rajonin e saj, veçanërisht me marrëdhëniet e tensionuara midis Greqisë dhe Turqisë, Presidenti francez u përgjigj “Europa i ka mjetet. Ne kemi ushtritë, pajisjet, fuqinë diplomatike dhe ekonomike.

Unë mendoj se Greqia padyshim që ka një pozicion unik në këtë aspekt, sepse është në vijën e frontit në Mesdheun Lindor. Unë besoj se nëse Europa dëshiron të jetojë në paqe, ajo duhet të dijë si të mbrojë kufijtë e saj” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!