Macron thirrje votuesve: Më jepni një shumicë solide në zgjedhjet parlamentare

schedule08:53 - 15 Qershor, 2022

schedule 08:53 - 15 Qershor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar nga votuesit që t’i japin atij një shumicë solide në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Duke folur teksa nisej nga Parisi për të vizituar trupat franceze të dërguara në Rumani në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Macron tha se muajt në vazhdim do të jenë të vështirë.

Por ai bëri thirrje që njerëzit ta mbështesin atë në emër të “interesit më të lartë kombëtar” dhe “arsyes së shëndoshë”.

Vizita e Macron këtë javë në Rumani dhe Moldavinë fqinje ka marrë kritika në vend, pak përpara raundit të dytë të zgjedhjeve vendimtare parlamentare, në të cilat shumica e tij është në rrezik.

“Emmanuel Macron ka planifikuar një udhëtim jashtë vendit për tre ditë… pasi anestezoi fushatën duke refuzuar çdo debat, ai e pa raundin e dytë si një marrëveshje të përfunduar”, tha për Le Parisien Jean-Luc Melenchon, kreu i aleancës së krahut të majtë “NUPES”.

Presidenti aktual ishte akuzuar tashmë nga kundërshtarët se kishte hequr dorë nga votimi presidencial i prillit, duke siguruar një fitore solide, por jospektakolare në balotazh kundër udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Ndërkohë në raundin e parë të zgjedhjeve parlamenmtare, partia e tij pësoi rënie në raundin e parë të së dielës, ndërsa NUPES dhe e djathta ekstreme panë përmirësime.

Projeksionet sugjerojnë se votuesit mund t’i japin “Ensemble” të Macron 255-295 vende në raundin e dytë, nga një shumicë absolute prej 289./ abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!