Në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë, presidenti francez Emmanuel Macron dënoi “intensifikimin e sulmeve ruse” në Ukrainë, veçanërisht ofensivën ruse në rajonin kufitar të Kharkiv dhe sulmet ruse ndaj energjisë ukrainase.
Macron “përsëriti vendosmërinë e Francës për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme, afatgjatë dhe me të gjithë partnerët e saj, për të mposhtur luftën e agresionit të Rusisë” dhe se ndihma ushtarake do të jepet në ditët dhe javët në vijim, sipas deklaratës.
Ai përsëriti se është në favor të një “armëpushimi olimpik” gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris, në mënyrë që Rusia të pushojë më pas operacionet. Macron tha se atëherë duhet të ndërmerren “të gjitha iniciativat e dobishme diplomatike për të filluar negociatat në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe interesat legjitime të Ukrainës”.
Të premten, Rusia nisi një ofensivë të befasishme në rajonin e Kharkiv, kryeqyteti i të cilit me të njëjtin emër është i dyti më i madhi në Ukrainë, dhe njoftoi se depërtoi “thellë në mbrojtjen e Ukrainës” dhe pushtoi një fshat tjetër në rajon./abcnews.al